1. Nëse akoma nuk jeni pjesë e forumit, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij forumi duke u regjistruar.
    Dismiss Notice
  2. Ata qe kan harru password apo user ne te kontaktojn ne PM ju trregojm password.
    Dismiss Notice

Ajete dhe Hadithe

Tema tek 'Feja Islame' e hapur nga Tw1sta, 10 Qershor 2010.

View Users: View Users
  1. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk beson askush prej jush derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete.” (Shënon Buhariu)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    - Shkallët e besimit (imanit) dallojnë, kështu që disa besimtarë kanë besim më të fortë sesa disa të tjerë.
    - Islami nxit në dashurinë e të tjerëve.
    - Besimtari gjithnjë shpreson të mirën për të tjerët.
    - Besimtari gjithnjë shpejton që t’u sjellë dobi të tjerëve.
     
  2. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Nevas bin Sem’ani, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, e ai më tha: “Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është ajo që mbillet (përforcohet) në veten tënde dhe nuk dëshiron që ta dinë njerëzit." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Islami nxit për moral të lartë e të mirë.
    Islami ndalon nga të këqijat e të ligat.
    Urrejtja e mosdijes së njerëzve për atë që vepron është argument për ndalimin e asaj vepre.
     
  3. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, është pyetur se cilat vepra i fusin njerëzit më së shumti në xhenet. Ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i mirë.” E"shtë pyetur se cilat vepra i fusin më së shumti njerëzit në xhehenem dhe ka thënë: “Gjuha dhe organi gjenital.” (Shënon Tirmidhiu)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Interesimi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për të mësuar Islamin dhe drejtimi i pyetjeve të Dërguarit të Allahut për atë që nuk dinin.
    Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut janë prej shkaqeve të hyrjes në xhenet.
    Morali i mirë dhe sjellja e mirë me të tjerët janë rrugë që çojnë në xhenet.
    Gjuha me sëmundjet e veta, gënjeshtra, përgojimi dhe shpifja janë prej shkaqeve të hyrjes në zjarr.
    Organi gjenital me haramet që bën shkakton hyrjen në zjarrin e xhehenemit.
     
  4. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Umer ibnu Ebi Selemi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Si fëmijë, isha nën mbikëqyrjen e Pejgamberit alejhi selam në shtëpinë e tij. Njëherë, para se të fillonim ushqimit, zgjata dorën në një enë ushqimi, por Pejgamberi alejhi selam më tha: "Djalosh, thuaj ''Bismil-lah'', ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Interesimi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për mësimin e moralit islam të vegjëlve.
    Rëndësia e shprehjes “Bismil-lah” para fillimit të ngrënies.
    Domosdoshmëria e ngrënies me dorë të djathtë.
    Nuk duhet ngrënë nga mesi i ushqimit, por nga ajo që kemi para vetes.
     
  5. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dëgjova të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorë. E, nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën e tij dhe nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.” (Shënon Muslimi)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Përgjegjësia e individit musliman për ta ndryshuar të keqen.
    Muslimani nuk merr pjesë tek e keqja.
    Muslimanët dallohen për nga mundësitë e tyre për ndryshimin e së keqes.
    Besimi (imani) është disa shkallësh.
    Kush që nuk e ndryshon (të keqen) as me zemrën e tij, kjo paraqet rrezik për të.
     
  6. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Secili bir i Ademit është gabimtar, mirëpo gabimtari më i mirë është ai që pendohet." (Shënon Tirmidhiu dhe ibn Maxhe)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Mangësitë e secilit, sado të devotshëm qofshin.
    Njerëzit dallojnë mes tyre në nënshtrim (bindje) dhe në mëkate.
    Domosdoshmëria e shpejtimit të pendimit dhe distancimi nga mëkatet.
    Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar.
    Obligueshmëria e pendimit për të gjitha mëkatet.
    Të mos e humbim shpresën ndaj mëshirës së Allahut të Lartësuar.
    Përsëritja e pendimit sa herë që bëhen mëkate.
     
  7. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Të mos shahen të vdekurit.
    Të mos u bëhet keq të gjallëve.
    Njeriu do të japë llogari për atë që ka vepruar.
    Dorëzimi i çështjes së llogarisë së njerëzve tek Allahu i Lartësuar.
    Sharja e të vdekurve nuk u bën dobi të gjallëve.
     
  8. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Atij të cilit Allahut i do të mirën, i jep atij kuptim (dije) në fe.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Vërtetimi i cilësisë së vullnetit (dëshirës) të Allahut të Lartësuar.
    Allahu gradon dhe veçon kë do me atë që do.
    Madhështia e çështjes së fesë dhe të mësuarit e saj.
    Prej shenjave të mira të njeriut besimtar është të kuptuarit (dija) e fesë.
     
  9. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Xhehenemi është i mbuluar (rrethuar) me kënaqësitë (e kësaj bote), ndërsa xheneti është i mbuluar (rrethuar) me pakënaqësitë (e kësaj bote).” (Shënon Buhariu)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Vërtetimi i krijimit të xhehenemit.
    Kënaqësitë e kësaj bote çojnë në zjarr.
    Vërtetimi i krijimit të xhenetit.
    Durimi ndaj pakënaqësive çon në futjen në xhenet.
    Allahu i ka bërë kënaqësitë dhe pakënaqësitë si sprovë për njerëzit.
     
  10. mr.driki

    mr.driki Hero

    Anëtarësuar:
    24 Dhjetor 2011
    Postimet:
    930
    Pëlqime të marrura:
    0
    Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i bërë Atij shirk, do të hyjë në xhenet. Ndërsa kush e takon Atë duke i bërë shirk, do të hyjë në xhehenem.” (Shënon Muslimi)

    Çfarë përfitohet nga hadithi:
    Vërtetimi i ringjalljes.
    Rëndësia e njehsimit të Allahut të Lartësuar.
    Vërtetimi i xhenetit.
    Rrezikshmëria e shirkut.
    Llojshmëria e shirkut.
    Vërtetimi i xhehenemit (zjarrit).
    Shpërblimi i madh i njehsuesve.
    Dënimi i madh i atyre që i bëjnë shirk Allahut të Lartësuar në diçka.
     
  11. tshn

    tshn Pro Gamer
    Pro Gamer

    Anëtarësuar:
    16 Gusht 2011
    Postimet:
    464
    Pëlqime të marrura:
    0
    Disa Sure :

    Surja Humeze

    Me emrin e All-llahut , Meshiruesit , Meshireberesit!

    1.Mjere per secilin qe e ofendon e perqesh(njerezit),
    2.Qe ka tubuar pasuri dhe qe ate e ruan te mos i pakesohet.
    3.E mendon se pasuria e tij do te beje te perjetshem.
    4.Jo,te mos mendoje ashtu!Se ai pa tjeter do te hidhet ne Hutame.
    5.E çka din ti se ç'eshte Hutame?
    6.Eshte zjarri i All-llahut i ndezur fort.
    7.Qe deperton deri ne loçke te zemres.
    8.Ai i mbyll ata , ua ze frymen.
    9.Ata jane te lidhur ne pranga.


    Surja Inshirah

    Me emrin e All-llahut,Meshiruesit,Meshireberesit!

    1.A nuk ta hapem ne gjoksin tend ?
    2.Dhe Ne hoqem prej teje barren tende,
    3.E cila shtypte shpinden tende.
    4.Dhe Ne, ta ngritem larte famen tende?
    5.E,pa dyshim se pas veshtiresise eshte lehtesimi.
    6.Vertete, pas veshtiresise vie lehtesimi.
    7.E kur ta kryesh (obligimin) , atebote mundohu me adhurim(All-llahut).
    8.Dhe, vetem te Zoti yt perqendro synimin!


    Surja Tekathur

    Me emrin e All-llahut,Meshiruesit,Meshireberesit!

    1.Juve u preokupoi perpjekja per shumimin(e pasurise,te femijve,te pozites)!
    2.Derisa te mos vizitoni varrezat(te beheni banues te tyre - te vdisni).
    3.Jo,nuk eshte ashtu!Gjithsesi kete do ta kuptoni me vone!
    4.Perseri jo , jeni gabim!Me vone do ta kuptoni!
    5.Jo,pse,sikur ta dinit me nje dije te sigurt(nuk do te benit ashtu).
    6.Ju pa tjeter do ta shihni Xhehennemin.
    7.Madje ate do ta shihni te bindur plotesisht.
    8.Pastaj ne ate dite do te pyeteni per te mirat (e dynjas).


    Surja Kadr

    Me emrin e All-llahut,Meshiruesit,Meshireberesit!

    1.Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit.
    2.E ç'te beri ty te dijsh se ç'eshte nata e Kadrit?
    3.Nata e Kadrit eshte me e rendesishme se nje mije muaj!
    4.Me lejen e Zotit te tyre ne (ate nate) te zbresin engjuj dhe shpirti(Xhibrili) per secilen çeshtje.
    5.Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit.
     
  12. roner.

    roner. Nëntoger

    Anëtarësuar:
    15 Nëntor 2013
    Postimet:
    91
    Pëlqime të marrura:
    0
    Allahu ju Shperbleft per Kto Ju Pershendes , S.A
     

Shpërndaje faqen

XenForo Add-ons & XenForo Styles ™ © 2012-2024 Brivium LLC.
  1. There are currently no users chatting.

eSportsKosova.com - Komuniteti i gamerave Shqipetar

You don't have the necessary permissions to use the chat.

There are currently no users chatting.
Chat [0]